Terroristi Brenton Tarrant, i cili në muajin mars vrau 51 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë pasi hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, hoqi dorë nga kërkesa për ta transferuar gjykimin në një qytet tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Radio Zelandës së Re, gjykimi i apelit që procesi gjyqësor të zhvillohet në një qytet tjetër nga Christchurch i terroristit 29 vjeçar, i cili përveç vrasjes dhe plagosjes do të gjykohet edhe nga krimi sulm terrorist, u zhvillua në Gjykatën e Lartë të Christchurch.
Terroristi në seancën gjyqësore mori pjesë nëpërmjet lidhjes audiovizuale nga burgu me siguri maksimale Paremoremo në qytetin Auckland. Terroristi hoqi dorë nga kërkesa e tij e mëparshme.
Në seancë morën pjesë edhe familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa zgjati vetëm 10 minuta.
– Lënda do të shqyrtohet më 2 qershor 2020
Gjykata e Lartë e Christchurch, seancën gjyqësore që pritej të mbahet më 4 maj 2020, e shtyu më 2 qershor 2020, pas një kërkese nga të afërmit e viktimave, pasi në muajin maj është muaji Ramazan.
Kujtojmë se më 15 mars, 50 muslimanë u vranë dhe u plagosën 49 të tjerë kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch dhe hapi zjarr mbi besimtarët muslimanë gjatë namazit të xhumasë, përfshirë 4 fëmijë më të vegjël se 18 vjeç.
Një shtetas turk, Zekeriya Tuyan, i cili ishte plagosur rëndës, iu nënshtrua plagëve pas rreth 50 ditësh, me ç’rast numri i të vdekurve u rrit në 51.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...