Një lum në Zelandën e re është bërë i pari në botë që i garantohen të njëjtat të drejta ligjore si një person. Parlamenti neozelandez miratoi ligjin që njeh lumin Whanganui, në ishullin verior, si një entitet të gjallë. Lumi adhurohet nga banorët autoktonë Maori dhe tashmë do të përfaqësohet nga dy njerëz.
Vendimi i parlamentit neozelandez i jep fund çështje ligjore më të gjatë në historinë e vendit, pasi Maorit tentonin prej 160 vjetësh që të merrnin këtë status për lumin e tyre.
Një prej zyrtarëve të qeverisë së Zelandës së Re tha se e kupton që është çuditshme që një burimi natyror t’i jepet personalitet ligjor, por është njësoj si në rastet e fondeve familjet, kompanive apo korporatave.
Tashmë që lumi Whanganui, i treti më i gjatë në vend, ka marrë të drejta ligjore, ai do të ketë dy përfaqësues, një nga komuniteti Maori dhe një nga Kurora. Deputetët që përfaqësojnë Maorit në Parlament thanë se lumi lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e njerëzve që jetojnë prej tij dhe prandaj duhet të ketë identitet të vetin.
Miratimi i ligjit, u festua me këngë e valle nga Maorit në parlamentin neozelandez, ku veç statusit, për lumin u akordua një fond 80 milionë dollarësh dëmshpërblim financiar dhe 30 milionë dollarë për të përmirësuar shëndetin e lumit.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...