Zelanda e Re përgatitet për stuhi të fuqishme

09:17 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Christchurch dhe dy qarqe të tjera në Ishullin Jugor të Zelandës së Re kanë deklaruar gjendje emergjente, pasi ish cikloni Gita goditi vendin.

Dhjetëra shkolla janë mbyllur sikurse edhe rrugët në Ishullin Jugor në kohën kur pritet të zbarkojë stuhia, transmeton portali arbresh.info

https://twitter.com/metofficestorms/status/965507998037807104?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-43123148

Linja ajrore kombëtare e Zelandës së Re ka anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë kryeqytetit Uellingtonit në Ishullin Verior.

Banorëve u është thënë të presin përmbytje dhe erëra deri në 150 km / h (90 mph), raporton BBC. Rrethi Grey dhe Buller në Ishullin e Jugut tani gjithashtu kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ndikimi i plotë i stuhisë do të ndihet brenda natës dhe nesër në mëngjes”, tha kryebashkiakja e Christchurch Lianne Dalziel./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme