Turistët në Zelandën e Re do të përballen me një tjetër taksë. Duke nisur nga viti i ardhshëm, vizitoret që i drejtohen kombit të gjelbër do të paguajnë 23 deri në 33 dollarë për të kaluar kufirin.
Vetëm për qytetaret e Australisë, banorët e ishujve të paqësorit dhe fëmijët nën dy vjeç, kalimi do të jetë falas.
Lëvizja reflekton debatin që ka shpërthyer brenda Zelandës së Re mbi presionet e shtuara ndaj mjedisit dhe infrastrukturës për shkak të bumit të turizmit. Në muajin prill u shënua një nivel rekord prej 3,8 milionë të ardhurish këtë vit në vendin që ka një popullsi prej 4,7 milionë banorësh.
Grupi më i madh i tyre, gati 39%, ishin australiane. Ministrja neozelandeze e mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë historike, Eugenie Sage, tha se shpreson që vizitoret ta mirëkuptojnë këtë vendim.
Është e ndershme, sipas saj, që turistët të japin një kontribut të vogël në mënyrë që të ruhen sa më mirë bukuritë natyrore që ata duan të shijojnë.
Paratë e mbledhura prej kësaj takse do të shkojnë një pjesë për infrastrukturën e turizmit dhe të tjerat për të financuar përpjekjet e mbrojtjes së mjedisit.
Ato do të mblidhen përmes një procesi të ri regjistrimi elektronik. Vetëm pak javë më parë, qeveria e Zelandës së Re njoftoi dyfishimin e tarifave për personat që pushojnë në kabinat e disa prej pikave me popullore te ngjitjeve në mal./Top Channel
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani