Zelanda e Re ia del, eleminoi në mënyrë efektive Covid-19

09:47 | 27 Prill 2020
Trina Galanxhi

Zelanda e Re thotë se ka ndaluar përhapja e Covid-19 në komunitet, duke eleminuar kështu në mënyrë efektive virusin.

Me raste të reja, në numër të vogël, kryeministrja Jacinda Ardren tha se virusi është ‘eliminuar’ për momentin, transmeton portal arbresh.info

Por zyrtarët kanë bërë thirrje për kujdes, duke thënë se numri i plotë i rasteve të reja nuk është zhdukur plotësisht.

Lajmi vjen disa orë përpara se Zelanda e Re të largojë masat e kufizimeve sociale.

Nga e marta, disa aktivitete jo-thelbësore të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor do të jenë në gjendje të rifillojnë.

Shumicës së njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin bashkëveprimet sociale.

“Ne po hapim ekonominë, por nuk po hapim jetën shoqërore ,” tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë.

Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.500 raste të konfirmuara ose të mundshme të koronavirusit dhe 19 vdekjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme