Qyteti Hamilton hoqi statujën e kapitenit britanik John Fane Charles Hamilton, i akuzuar për vrasjen e banorëve autoktonë Maori.
Këshilli i qytetit Hamilton në Ishullin Verior të Zelandës së Re sot hoqi statujën e një kolonialisti në mes të paknaqësisë globale kundër racizmit dhe kolonizimit.
Me kërkesë të fisit autokton Maori, këshilli i qytetit vendosi të rrëzojë statujën e bronzit të kapitenit detar britanik John Fane Charles Hamilton, sipas të përditshmes New Zealand Herald.
Qyteti është emëruar sipas Hamilton-it, i cili akuzohet për vrasjen e banorëve Maori në luftërat tokësore në Waikato në vitet 1860.
Dhjetra njerëz u mblodhën në sheshin qendror të qytetit për të ndjekur heqjen e statujës dhe vendosjen e saj në një kamion.
Policia nuk ishte e pranishme në vend gjatë procesit të heqjes, raportohet më tej.
Këshilli i qytetit Hamilton mori statujën si një dhuratë në vitin 2013.
Qytetarë të shumtë janë duke bërë presion ndaj autoriteteve lokale në gjithë globin për të hequr statujat që llogariten se përfaqësojnë kolonializmin, disharmoninë kulturore dhe shtypjen.
Trazira të ngjashme u shkaktuan nga vrasja e afro-amerikanit George Floyd më 25 maj nga një oficer i bardhë i policisë amerikane.
Vdekja e tij ka rezultuar në një mori protestash në gjithë SHBA-në dhe në Evropë./AA/
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...