Zelanda e Re ka hequr kufizimet e distancës sociale shkaku i COVID-19 për të gjitha zonat, përveç qytetit të saj më të populluar, Aucklandit. Kjo vjen pasi vendi nuk raportoi raste të reja.
Kryeministri, Jacinda Ardern njoftoi të hënën se Aucklandi do të qëndron në kufizimet e nivelit 2 deri të paktën më 7 tetor, por që pjesa tjetër e Zelandës së Re ishte e lirë të lëvizte në nivelin 1, transmeton Telegrafi.
Kufizimet e nivelit 1 tregojnë se virusi është përmbajtur në Zelandën e Re dhe kërkon kufizime vetëm për ata që hyjnë në vend, raporton CNN.
Kufizimet e Nivelit 2 kapin numrin e njerëzve në çdo tubim deri ë 100 ditë gjersa maska është e obligueshme në transportin publik.
Disa raste me COVID-19 në Auckland u shfaqen në muajin gusht, të cilat ishin të parat pas 102 ditëve pa asnjë të infektuar në Zelandën e Re.
Ardern vuri në dukje se nuk kishte pasur raste të lidhura me atë grup për 7 ditë, duke e çuar qeverinë në vendimin e saj për të lehtësuar masat e distancës sociale.
Ajo shtoi se vendi ka një “shans 50-50” për të eleminuar COVID-19 deri në fund të muajit.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...