Zelanda e Re e vazhdon gjendjen emergjente edhe për një javë

08:37 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Autoritetet në Zelandë të Re kanë shtyrë gjendjen emergjente kombëtare edhe për shtatë ditë të tjera si përkrahje për përpjekjet qeveritare për t’u përballur me Koronavirusin.

Shpallja e gjendjes emergjente për herë të parë ishte bërë më 25 mars dhe vazhdimi i sotëm është i treti me radhë që bëhet. Kjo praktikë mund të përsëritet për aq herë sa është e nevojshme ka thënë Ministri i Mbrojtjes Civile, Peeni Henare, shkruan CNN.

Zelanda e re ka raportuar 1 mijë e 366 raste me COVID-19, prej të cilave nëntë kanë përfunduar me fatalitet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme