Zelanda e Re dëbon një diplomat amerikan

17:05 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Një diplomat amerikan është dëbuar nga Zelanda e Re, pasi ambasada nuk pranoi të heqë dorë nga imuniteti i tij gjatë një hetimi të policisë.

Ai thuhet të ketë qenë  i përfshirë në një incident më 12 mars, por policia nuk kishte arritur që ta marrë në pyetje, pasi ambasada  e refuzoi kërkesën e tyre, shkruan BBC.

Zelanda e Re më pas kërkoi nga SHBA që ta largonte diplomatin  për të cilin zyrtarët amerikanë konfirmuan se ishte larguar nga vendi të shtunën .

Policia ndërkohë ka refuzuar që të japë detaje rreth akuzave.

Ndërkohë autoritet në  Zelandë të Re,  kanë raportuar se një njeri  identitetin e të cilit nuk e kanë bërë publik,  me hundë të thyer dhe sy të nxirë  është larguar nga vendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme