Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka deklaruar se sulmet ndaj xhamive dhe kërcënimet me bomba janë sjellje të neveritshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media sot në Berlin, në pyetjen e gazetarit të AA-së, Seibert ka bërë një vlerësim lidhur me 5 kërcënimet me bombë në tri ditët e fundit në rajonin Nordrhein-Westfalen.
Seibert ka të ditur se nuk i njeh konkretisht ngjarjet në fjalë, por se do të përsërisë vlerësimin se “Këto janë sjellje të neveritshme” të cilin ai e ka bërë më parë lidhur me kërcënimet me bombë ndaj institucioneve myslimane, shkarravitjen e mureve të xhamive me shkrime apo dëmtime në mënyra të tjera.
Ai tha se si qeveri gjermane janë të përkushtuar për qëllimin që të mundësojë për këdo që dëshiron të praktikojë fenë e tij në kuadër të rregullave ligjore në vend.
Po ashtu edhe Steve Alter, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermani i cili ka qenë i pranishëm në takim, në pyetjen se çfarë masash mund të merren për uljen e shqetësimeve të myslimanëve, tha se për ngjarjet në fjalë është në dijeni nga media dhe se çështja është vlerësuar dhe procesuar nga autoritetet e rajoneve përkatëse.
“Çështje të tilla shtrohen në rend dite në mënyrë serioze dhe të kujdesshme në institucionet e Ministrisë së Brendshme”, tha Alter duke shtuar më tej se në konferencën e fundit të ministrave të Brendshëm ku morën pjesë ministrat e Brendshëm të të gjithë landeve u diskutua më mënyrë intensive mbrojtja e institucioneve hebreje.
Alter tha se ministri i Brendshëm, Seehofer pas këtij takimi nënvizoi qartë se mbrojtja e institucioneve hebreje është e rëndësishme dhe se kjo është e vlefshme jo vetëm për institucionet hebreje por edhe për institucionet e tjera fetare.
“Lidhur me këtë çështje ka një sistem për bashkëpunimin që qeveritë e landeve do të zhvillojnë me qeverinë federale”, tha Alter. Ai shtoi se “Departamenti Federal për luftën kundër krimit ka një vlerësim të rrezikut. Si qendër ne nuk mund të bëjmë një vlerësim specifik lidhur me atë se çfarë masash konkrete do të merren. Kjo është detyrë e institucionit policor që është përgjegjës atje”.
Gjatë tri ditëve të fundit në rajonin Nordrhein-Westfalen janë dhënë njoftime për bombë nëpërmjet postës elektronike ndaj 5 xhamive në qytetet Essen, Hagen, Unna, Bielefeld dhe Aachen, ndërkohë që janë thyer edhe xhamat e xhamisë Brühl, ndërtimi i së cilës është në vazhdim.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...