Google ADS

Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia

21:46 | 22 Mars 2022
KRG

Zëdhënësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe ka refuzuar të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN të martën, Dmitry Peskov në mënyrë të përsëritur refuzoi të përjashtonte mundësinë që Rusia do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore kundër asaj që Moska e shihte si një “kërcënim ekzistencial”.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh Putini do të përdorte aftësinë bërthamore të Rusisë, Peskov u përgjigj “Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë mund të përdoren”.

Ndërsa kur u pyet se çfarë mendonte Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj “Epo, para së gjithash, ende jo. Ai nuk ka arritur ende (atë që priste)”.

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se “operacioni special ushtarak” – emërimi zyrtar i Kremlinit për agresionit rus në Ukrainë – “po vazhdonte në mënyrë rigoroze në përputhje me planet dhe qëllimet që ishin vendosur më parë”

 

 

 

 

Të ngjashme