Zëdhënësi i lartë ushtarak i Izraelit ka thënë se Hamasi nuk mund të “zhduket”.
Adm. Daniel Hagari ka hedhur dyshime nëse mund të arrihet qëllimi i luftës i qeverisë për të mposhtur grupin militant.
Ai gjithashtu qortoi ashpër kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahun, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ideja se është e mundur të shkatërrohet dhe të zhduket Hamasi – kjo është duke hedhur rërë në sytë e publikut”, tha zëdhënësi i IDF-së.
Komentet e Hagarit shkaktuan një përgjigje të prerë nga zyra e Netanyahut, e cila tha se kabineti i sigurisë i Izraelit “ka përcaktuar shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit” si një nga qëllimet e luftës së tij në Gaza.
“IDF-ja, natyrisht, është e përkushtuar për këtë”, tha zyra e Netanyahut.
IDF-ja më vonë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të Hagarit tha se është e përkushtuar ndaj qëllimeve të luftës të qeverisë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...