Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov rezulton pozitiv me koronavirus

15:34 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov është hospitalizuar me koronavirus, ky është zyrtari i pestë në vend që infektohet me virus.

Agjencia shtetërore RIA Novosti dha lajmin, por duke mos dhënë detaje lidhur me gjendjen e Peskovit, transmeton portali arbresh.info.

Peskov është zyrtari i dytë i administratës së Putinit që infektohet, pasi shefi i stafit Sergei Kiriyenko testoi pozitiv në mesin e prillit, sipas Moscow Times./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme