Operacionet e shërbimit sekret turk për të dërguar në Turqi njerëzit e dyshuar si të lidhur me lëvizjen Gylen do të vazhdojnë. Këtë e thotë zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalën, pasi u pyet për këtë çështje gjatë një konference për shtyp në pallatin presidencial në Ankara, duke shtuar se metoda të tilla do të përdoren në shumë vende të botës, por edhe në rajon.
“Njësitë dhe shoqatat tona të lidhura do të vazhdojnë operacionet pa asnjë ndërprerje. Këtu, unë nuk mund të ju jap detaje se ku do të ndodhin operacionet, por në çdo vend, çdo gjë mund të ndodhë dhe në çdo kohë.
Theksoj se ka urdhra shumë të shkurtër të Presidentit tonë. Njësitë e ndërlidhura po bëjnë studime jashtëzakonisht profesionale. Ashtu si edhe më parë, mund të ketë operacione si në Kosovë. Operacione të ngjashme do të kryhen edhe në vende të tjera.
Gjithkush duhet ta dijë se Republika e Turqisë kurrë nuk do ta lejojë lëvizjen “Gylen” për të marrë frymë e qetë”, tha zëdhënësi.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë