Shtëpia e Bardhë thotë se mund të ketë përjashtime në planet e SHBA-së për të vendosur tarifa në importet e metalit, duke e zbutur kështu qëndrimin e ashpër që kishte para ca ditësh.
Kanadaja, Meksika dhe vendet e tjera mund të shohin përjashtime në baza të sigurisë kombëtare, ka thënë zëdhënësja, transmeton portali arbresh.info
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se produktet e çelikut do të përballen me 25 % tarifa, kurse materialet e aluminit me 10 %.
Ndërkohë, Kina ka kërcënuar për një përgjigje të duhur dhe të domosdoshme në një luftë të mundshme tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Ministri i Jashtëm Wang Yi tha se Kina dhe SHBA duhet të përpiqen të jenë partnerë dhe jo rivalë.
BE ka propozuar masat hakmarrëse kundër një numri të mallrave të SHBA, duke përfshirë burbonin dhe gjalpë kikiriku./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër