E përditshmmja gjermane, Bild raportoi mbrëmjen e sotme se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan po planifikon një vizitë zyrtare në Gjermani.
Gazeta citon burime nga qeveritë në Berlin dhe Ankara, ndërsa thekson se palët po negociojnë për një takim në fund të muajit shtator.
Nëse do të ndodhë, kjo do të jetë viziota e parë e Erdogan në Gjermani, që nga viti 2014 dhe e para që kur lideri turk u zgjodh president.
Ky takim shikohet si një tentativë për të zbutur tensionet mes dy vendeve, që filluan të rriteshin që nga tentativa e dështuar e grushtit të shtetit në 2016-ën, në Turqi.
Shkelja e të drejtave të njeriut dhe problemet me respektimin e fjalës së lirë, janë bërë objekt kritike i Gjermanisë, për Ankaranë.
Që prej grushtit të shtetit, Turqia ka filluar një fushatë të ashpër spastrimi, duke burgosur qindra mijëra persona të dyshuar si të lidhur me klerikun Fetullah Gulen.
Incidenti më i fundit diplomatik mes dy vendeve ishte vetëm në fillim të kësaj jave, kur futbollisti gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil vendosi të tërhiqet nga përfaqësuesja gjermane.
Vetë Erdogan foli zyrtarisht për këët çështje, duke akuzuar Gjermaninë për racizëm me baza fetare, ndaj një turku që ka kontribuar për skuadrën e futbollit./tch/
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...