Poshtë një magazine në SHBA është zbuluar një tunel i madh që shfrytëzohet për transportim të drogës dhe që lidh Meksikën me SHBA-në.
Me gjatësi prej 531 metrash, kalimi kishte një binar hekurudhor, energji elektrike dhe një sistem ventilimi, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet amerikane kishin kryer mbikëqyrje në një pronë të përdorur më parë si një strehë për kontrabandën e kokainës kur bënë zbulimin.
Ata sekuestruan kokainë, metamfetaminë dhe heroinë. Gjashtë persona janë arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës.
Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Jugor të Kalifornisë tha se tuneli ishte 81 metra i thellë.
Prokurorët thonë se para zbulimit, oficerët panë disa automjete që vinin dhe iknin nga prona në Tijuana dhe magazina të premten më 13 maj.
Më pas u ndaluan dhe u kontrolluan, u sekuestrua droga dhe u arrestuan.
Kur oficerët hynë në magazinë, pika e daljes së tunelit ndërkufitar u gjet e gdhendur nga dyshemeja.
Sipas autoriteteve amerikane janë sekuestruar 799kg kokianë, 74gr metamfetaminë dhe 1.5kg heroinë.
Të dyshuarit, të moshës ndërmjet 31 dhe 55 vjeç, mund të përballen me një burgim të përjetshëm dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh nëse shpallen fajtorë.
Që nga viti 1993, janë zbuluar 90 nga këto lloj kalimesh sekrete./bbc/arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...