Google ADS

Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-gruas së Donald Trump

10:27 | 16 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump, ka vdekur si pasojë e lëndimeve në gjoks.

Sipas mjekëve në Nju Jork, vdekja e saj ishte aksidentale, transmeton portal arbresh.info

Mediat amerikane theksojnë se ajo vdiq pasi u rrëzua nga shkallët e apartamentit të saj në Nju Jork.
Ivana Trump, e cila ka lindur në Çekosllovakinë e atëhershme, u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në 1992.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mrekullueshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, tha Trump.

Ata kishin tre fëmijë së bashku – Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme