Komisioni Europian kategorikisht ka refuzuar që të tregojë çmimet e vaksinave për vendet anëtare, por një politikane nga Belgjika gabimisht i ka publikuar ato.
Edhe pse shumë organizata civile dhe parlamentare kërkojnë transparencë në këtë, për shkak se vaksinat po paguhen me paratë e taksapaguesve, Komisioni Europian ka refuzuar përmendë çmimet, duke theksuar se është një “sekret” sepse këto janë kontrata tregtare, transmeton portal arbresh.info
Sekretarja e Shtetit për Financat në Belgjikë, Eva de Blicker, gabimisht publikoi listën e çmimeve në Tëitter. Kjo u raportua menjëherë nga gazeta belge me qarkullim më të lartë Het Laatste Nieuës (HLN). Megjithëse cicërima u fshi shpejt, HLN bëri një pamje në ekran duke treguar çmimet.
OBSH: Kombet më të varfra do t’i marrin vaksinat në gjysmën e parë të 2021
Vaksinat e rëna dakord nga Komisioni Europian kushtojnë nga 1.78 euro në 18 euro për dozë.
Vaksina e parë që tashmë ka filluar nga prodhuesit Biontek dhe Pfizer u dakordua nga BE me një çmim prej 12 euro për dozë. Meqenëse do të nevojiten dy doza për person, vaksinimi për një qytetar do të kushtojë 24 euro me këtë vaksinë.
Vaksina më e lirë është ajo e prodhuar bashkërisht nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania Astrazeneca. Do të kushtojë vetëm 1.78 euro për dozë. Prodhuesit e kësaj vaksine janë zotuar të mos bëjnë para për vaksinën.
Komisioni Europian ende nuk ka dhënë ndonjë koment për publikimin e çmimeve dhe thotë se kjo është ‘sekret’./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...