Vladimir Putin është president i Rusisë që prej 7 majit 2012. Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin ka qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB-së. Këtë pozitë ai e kishte marrë nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e kishte mbajtur për një vit. Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.
Një detaj i tillë ka dalë tashmë, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin. Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.
Putin llogaritet si një prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai kontrollon gati të gjitha asset e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve