Zbulohet se si po infektohen pothuajse 80% e pacientëve nga koronavirusi

08:26 | 8 Prill 2020
V. S.

Shumica e pacientëve me koronavirus u infektuan nga personat që nuk shfaqnin simptoma, gjeti një studim i ri i rasteve në Kinë.

Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Shanghai Jiao Tong vlerësuan se sa kohë nevojitej që dikush të infektohej me COVID-19, raporton Daily Mail.

Duke përdorur modelimin matematikor, ekipi zbuloi se 79.7 përqind e njerëzve iu transmetua virusi pandemic nga persona që nuk shfaqnin simptoma.

Ekipi gjithashtu zbuloi se koha mesatare që dikush ka virusin dhe mund ta kalojë atë përpara se të shfaqë simptoma është 3.8 ditë.

Ëeituo Zhang dhe kolegët e studimi thonë se rezultatet e tyre tregojnë se izolimi vetëm nuk është i mjaftueshëm, ai duhet të shoqërohet me testime rigoroze dhe gjurmimin e virusit.

Gjetjet pasqyrojnë të dhëna të disponueshme nga studimet e shumta të viruseve në zonat me kontakt të afërt – veçanërisht nga rastet e konfirmuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme