Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije mallrash në orët e para të së martës ka ndaluar transportin në portin kryesor të qytetit.
Me këtë, ajo ka çuar potencialisht në humbje prej 9 milionë dollarësh në ditë, tha një ekspert i zinxhirit të furnizimit për Newsweek.
Ndryshe, anija, Dali, po shkonte për në Colombo, Sri Lanka, kur goditi një shtyllë të urës duke bërë që ajo të binte në lumin Patapsco.
Sipas mediave të huaja, më shumë se 847,000 automjete erdhën përmes portit vitin e kaluar, sipas të dhënave të shtetit të Maryland.
Ajo u rendit e para në vend në import dhe eksport të automobilave, kamionëve të lehtë dhe materialeve të ndërtimit.
Gjithashtu renditet e dyta në vend në eksportet e qymyrit.
Në vitin 2022, ajo u rendit e gjashta në importet e kafesë – rreth 120,000 tonë me vlerë rreth 610 milionë dollarë.
Porti është një kontribuues kryesor ekonomik në ekonominë e Baltimore, përgjegjës për më shumë se 15,000 vende pune dhe duke gjeneruar 2.6 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi për shtetin.
Ai është “mikpritës” i 50 transportuesve të oqeanit që bëjnë rreth 1800 udhëtime në vit, tregojnë të dhënat shtetërore.
Të martën, gjatë një konference për shtyp, guvernatori i Maryland, Wes Moore tha se transporti u pezullua për momentin dhe fokusi ishte në kërkimin dhe shpëtimin e atyre që u prekën nga shembja e urës.
Ndalimi i transportit për në dhe nga porti mund të çojë në humbje prej afro 9 milionë dollarësh për çdo ditë që mbyllet, sipas Patrick Penfield, një profesor në Syracuse University.
“Do të jetë një ndërprerje e madhe për shumë zinxhirë furnizimi në Bregun Lindor, veçanërisht industrinë e automobilave”, tha ai për Newsweek.
Autoritetet kanë thënë se ishin rreth tetë punëtorë ndërtimi në urë që ranë në ujë pas shembjes së strukturës dhe se gjashtë mbetën të pagjetur.
Në mënyrë tipike, më shumë se 30,000 automjete në ditë përdorin rrugën, sipas zyrtarëve lokalë.
Penfield sugjeroi se mbyllja e portit do të detyrojë dërgesat të ridrejtohen në vende të tjera, si Porti i Nju Jorkut dhe Nju Xhersi ose Porti i Savannah në Xhorxhia. Megjithatë, mund të duhen të paktën dy javë që ndryshimi të hyjë plotësisht në fuqi.
Ndërsa efekti i plotë ekonomik i mbylljes së portit do të varet nga sa shpejt autoritetet mund të riparojnë urën. /Telegrafi/
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag