Zbulohet pasaporta sekrete e Kim Jong-unit

16:15 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pasaportat braziliane, të cilat u përdorën nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe babai i tij, në një përpjekje për t’i bërë ambasadat e huaja t’u lëshojnë lejet e udhëtimit, janë zbuluar për herë të parë.

Skanimet bardhë e zi të pasaportave, të lëshuara nga ambasada e Brazilit në Pragë në shkurt të vitit 1996, shfaqin fotografi reale të udhëheqësit të Koresë së atëhershme Kim Jong-il dhe djalit të tij dhe pasardhësit të tij Kim Jong-un, burime të sigurisë kanë konfirmuar për Reuters, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa Kimi i ri është i njohur të ketë studiuar në Zvicër nën identitetin e rremë të djalit të shoferit të ambasadës së Koresë së Veriut, pasaporta braziliane me foton e tij mban emrin Josef Pwag. Pasaporta deklaron se ai ka lindur më 1 shkurt 1983, me prindër Ricardo Pwag dhe Marcela Pwag Joou në Sao Paulo të Brazilit. Besohet gjerësisht se udhëheqësi suprem i vendit ishte lindur më 8 janar, në vitin 1984 ose 1983.

Pasaporta që thuhet se i përkiste Kim Jong-il u lëshua për Ijong Tchoi. Ai rendit vendin e lindjes si Sao Paulo, dhe datën e tij të lindjes më 4 prill 1940, ndonëse lindi më vonë më 16 shkurt 1941./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme