Raportohet se një tjetër varr masiv është zbuluar në qytetin Tarhuna të Libisë të cilin ushtria libiane në qershor të vitit 2020 e çliroi nga milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.
Lutfi Tawfiq, drejtori i Autoritetit të Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur të qeverisë së Libisë, për AA bëri të ditur se në zonën periferike Alrabet në Tarhuna kanë zbuluar një varr të ri masiv.
Ekipet kërkimore po vazhdojnë punimet për nxjerrjen e mbetjeve mortore nga varri në fjalë, tha Tawfiq, duke mos dhënë informacion lidhur me numrin e morteve.
Varret masive të zbuluara në Libi
Ushtria e Libisë në kuadër të operacionit “Stuhia e Paqes” që filloi më 25 mars 2020, siguroi më 3 qershor kontrollin në të gjithë kufijtë administrativë të kryeqytetit Tripoli ndërsa më 5 qershor në qytetin Tarhuna.
Pas çlirimit të qytetit Tarhuna që u përdor nga milicët e Haftarit si qendër operacionale dhe furnizimi në sulmet që vazhduan për 14 muaj kundër Tripolit, autoritetet libiane gjetën mbetje të trupave nga varre të shumta masive në qytet dhe zonat përreth tij.
Në një deklaratë më 22 qershor të vitit 2020 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale u theksua se lidhur me varret masive kanë mbërritur informacione të besueshme nga kryeprokuroria.
Milicët “Kaniyat”, mbështetës të Haftarit, akuzohen për ekzekutime të civilëve opozitarë dhe fiseve që i konsiderojnë kundërshtarë në qytet gjatë periudhës që kontrollonin qytetin Tarhuna./
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...