Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Republikën Çeke

23:57 | 30 Mars 2021
Trina Galanxhi

Një variant i ri, deri më tani i panjohur i koronavirusit është zbuluar në Republikën Çeke, raportuan mediat çeke sot.

Varianti i ri u zbulua nga ekspertë të laboratorit të specializuar Elizabeth Pharmacon nga Brno, dhe sipas vlerësimit të tyre, mutacionet nuk duken më të rrezikshme se lloji britanik ose ai i Afrikës së Jugut, transmeton portal arbresh.info

Situata epidemiologjike në Republikën Çeke është ndër më të vështirat në Bashkimin Europian.

Në Republikën Çeke, që ka një popullsi prej 10.7 milion njerëzish, më shumë se 1.5 milionë raste me koronavirus janë regjistruar deri më tani dhe pothujase 26 mijë njerëz kanë vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme