Google ADS

Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Vietnam

01:48 | 31 Maj 2021
Trina Galanxhi

Vietnami ka zbuluar një variant të ri të Covid-19 që duket të jetë një kombinim i variantit indian me atë britanik dhe mund të përhapet shpejt nga ajri, thonë zyrtarët.

Ministri i Shëndetësisë i Vietnamit Nguyen Thanh Long e përshkroi mutacionin e fundit të shtunën si shumë të rrezikshëm.

Viruset mutohen gjatë gjithë kohës dhe shumica e varianteve janë të zakonshëm por disa mund ta bëjnë një virus më ngjitës.

Që kur Covid-19 u identifikua për herë të parë në janar të vitit 2020, janë zbuluar mijëra mutacione.

“Vietnami ka zbuluar një variant të ri Covid-19 që kombinon karakteristikat e dy varianteve ekzistuese të gjetura për herë të parë në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar,” tha Z. Nguyen në një takim qeveritar, sipas Reuters.

Nguyen tha se varianti i ri hibrid ishte më i transmetueshëm se variantet e njohura më parë, veçanërisht në ajër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme