Një tjetër varrezë masive është gjetur pranë Mariupolit, sipas këshilltarit të kryebashkiakut Petro Andryushchenko.
Ai tha se ata në qytetin jugor të rrethuar ishin informuar për një “varrim masiv të banorëve të Mariupolit të vrarë në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës”, transmeton portal arbresh.info
Andryushchenko tha se varreza ndodhet në rrethin Livoberezhnyy, pranë varrezave të fshatit Vynohradne.
“Kjo dëshmon edhe një herë se pushtuesit po i mbledhin kufomat dhe po i varrosin. Në disa raste është raportuar se banorët e vdekur të Mariupolit edhe janë djegur”, tha ai.
Dje, imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies përshkruanin rritjen e ndjeshme të një varreze në Manhush, afër Mariupolit./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza