Zbulohet në Panama rasti i parë me Covid nga Afrika e Jugut

23:29 | 23 Janar 2021
Trina Galanxhi

Rasti i parë i një varianti të koronavirusit që fillimisht u shfaq në Afrikën e Jugut u zbulua në Panama, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në deklaratë është thënë se pasagjeri 40-vjeçar në fjalë ka lindur në Zimbabve, i cili hyri në vend më 5 janar dhe qëndroi në Hollandë para se të mbërrinte në Panama, transmeton portali arbresh.info

Pasi u testua pozitiv, pacienti hyri në izolim, siç kërkohet nga protokollet në Panama, raporton CNN.

Në Panama, 305,752 raste të koronavirusit janë konfirmuar që nga fillimi i epidemisë dhe 4,944 njerëz kanë vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme