Zbulohet mesazhi i fundit nazist i deshifruar nga Britania për Ditën e Fitores

23:06 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Mesazhi i fundit nazist i regjistruar dhe kapur e deshifruar nga Britania në Luftën e Dytë Botërore është publikuar për herë të parë në shënimin e 75-vjeotrit të Ditës së Fitores së Evropë.

Mesazhi, lëshuar nga organizata e inteligjencës dhe e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar Selia e Komunikimeve Qeveritare (GCHQ), tregon fjalët e fundit të transmetuar nga lejtnanti gjerman para se të dorëzohej tek forcat britanike jashtë ndërtesës së tij në qytetin gjerman të Cuxhaven, transmeton portali arbresh.info.

Më 7 maj 1945, toger me emrin “Kunkel” u dërgoi kolegëve një mesazh të lamtumirës përfundimtare në 7:35 të mëngjesit para se të mbyllte rrjetin e tyre të komunikimit “përgjithmonë”.

“Trupat britanike hynë në Cuxhaven në orën 14:00 të 6 majit – tani e tutje i gjithë trafiku i radios do të pushojë – duke ju dëshiruar më të mirën. Lt Kunkel”, thuhet në mesazh. “Mbyllje përgjithnjë – të gjitha më të mirat – mirupafshim”.

Në një mesazh tjetër, të përgjuar pasditen e 4 majit, një ushtar i bazuar në brigjet daneze pyet nëse dikush në radio kontroll ka ndonjë cigare rezervë, përpara se t’u urojë të gjithëve fat.

“Nuk ka cigare këtu”, përgjigjet një koleg.

“Këto transkriptime na japin një pasqyrë të vogël për njerëzit e vërtetë pas makinerive të luftës”, tha historiani i GCHQ Toni Comer në një deklaratë të lëshuar të premten.

Gjatë konfliktit, nazistët komunikuan përmes një çelësi enigmë, të koduar “BROWN”, për të “koordinuar armët eksperimentale”, shpjegoi GCHQ.

Analistët britanikë për herë të parë thyen kodin enigmë të gjermanit në 1940 në pronën më të fshehtë të vendit Bletchley Park në veriperëndim të Londrës, dhe deshifruan vazhdimisht porositë gjermane gjatë gjithë luftës.

E premtja shënon 75 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme