Është prishur komploti për të sulmuar ambasadat amerikane dhe britanike në kryeqytetin e Nigerisë.
Agjencia kombëtare e sigurisë në Nigeri thonë se grupi islamik Boko Haram ishte prapa sulmit të planifikuar, transmeton portali arbresh.info.
Ata thonë që militantët ishin duke u përgatitur për t’i sulmuar ambasadat në qytetin e Abujas.
Autoritetet kanë arrestuar pesë anëtarë të dyshuar të grupit mes 25 dhe 26 marsit.
Ndërsa për planet e sulmit kishte treguar një anëtar tjetër i arrestuar javë më parë.
Që nga viti 2009, Boko Haram ka udhëhequr rebelimin e armatosur kundër qeverisë nigeriane.
Ata janë bërë aleatë të Shtetit Islamik të cilët kanë furnizuar grupin me armë dhe luftëtarë./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...