Google ADS

Zbulohet identiteti i sulmuesit në Nju Jork

22:20 | 11 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Sulmuesi që tentoi të kryentë akt terrorist në Nju Jork është 27 vjeçari Akayed Ullah, sipas Komisionerit të Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.

O’Neill ka theksuar se ai kishte veshur “paisje të improvizuar, të ulët të teknologjisë dhe në trupin e tij kishte bashkangjitur edhe ekspozive”, me qëllim të shpërthimit të qëllimshëm, shkruan “CBS”, transmeton portali arbresh.info

Bombarduesi pësoi djegie dhe plagë të tjera gjatë shpërthimit dhe u dërgua në Spitalin Bellevue në Manhatan.

Ullah erdhi nga Chittagong, Bangladesh dhe hyri në SHBA me prindërit e tij dhe vëllezërit e motrat në vitin 2011 në një vizë emigrimi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se Ullah kishte hyrë në SHBA si rezultat i një politike që lejonte migracionin bazuar në lidhjet familjare, ndërsa ka shtuar se Trump do “t’i jap fund kësaj politike, në mënyrë të parandalimit të akteve terroriste”.

Bangladeshi nuk bën pjesë në listën e gjashtë vendeve kryesisht myslimane të prekura nga ndalim udhëtimi.

Policia e Nju Jork-ut ka bërë më dije se Ullah kishte lejeqëndrimi dhe se jetonte në Brooklyn.

Gjithashtu është theksuar se Ullah është intervistuar nga autoritetet, por që nuk janë dhënë detaje më të hollëishme.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë në Bangladesh, AKM Shahidul Haque, tha se Ullah nuk kishte asnjë dosje penale në Bangladesh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme