Gjarpërinjtë – kraiti kinez dhe kobra kineze – mund të jenë burimi origjinal i koronavirusit të përhapur së fundmi, i cili shkaktuar një shpërthim të një sëmundje vdekjeprurëse infektive të frymëmarrjes në Kinë dhe jo vetëm.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kraiti (Bungarus multicinctus), i njohur gjithashtu si kraiti tajvanez ose kinez, është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore.
Sëmundja u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit 2019 në Ëuhan, një qytet i madh në Kinën qendrore, dhe është përhapur me shpejtësi.
Që atëherë, udhëtarët e sëmurë nga Ëuhan kanë infektuar njerëz në Kinë dhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Duke përdorur mostra të virusit të izoluar nga pacientët, shkencëtarët në Kinë kanë përcaktuar kodin gjenetik të virusit dhe kanë përdorur mikroskopë për ta fotografuar atë.
Patogjeni përgjegjës për këtë pandemi është një koronavirus i ri.
Ai thuhet se është në të njëjtën familje të viruseve si sindromi i njohur i rënduar akut i frymëmarrjes koronavirus (SARS-CoV) dhe koronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), të cilët kanë vrarë qindra njerëz në 17 vitet e fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) ka emëruar koronavirusin e ri 2019-nCoV.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...