Kjo deklaratë e ministrit Varank erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e hedhjes së themeleve të objektit të menaxhimit të minierave të arit në Mollakara, ku ai mori pjesë së bashku me ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.
Kompania sipërmarrëse “Koza Altin” pritet të investojë gjithsej 160 milionë dollarë në këtë ndërmarrje minerare.
Vlen të rikujtojmë se “Koza Altın” u konfiskua dhe iu dorëzua Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë (TMSF) për shkak të lidhjeve të saj me organizatën terroriste guleniste (FETO), autore e përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016.
Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë njoftoi përmes një deklaratë të mëparshme se “derdhja e parë e arit nga kjo minierë, e cila do të ketë gjithashtu një strukturë përpunimi, synohet të bëhet në tremujorin e fundit të vitit 2022”.
Ndërmarrja, ku do të punësohen drejtpërsëdrejti 500 njerëz, do të kontribuojë gjithashtu me një punësim indirekt deri në 2.300 persona.
Kreu i TMSF-së, Muhiddin Gulal, në një konferencë për shtyp të mbajtur në mars, tha se objektivi i tyre është të nxjerrin 15 tonë ar në periudhën 2022-2023.
Turqia synon të arrijë një nivel prodhimi prej 100 tonësh ar në vit në 5 vitet e ardhshme, sipas deklaratave të mëparshme të ministrit Donmez.
Vendi prodhoi 42 tonë ar në 18 miniera aktive gjatë vitit 2020, niveli më i lartë ndonjëherë, pavarësisht punës së kushtëzuar nën efektet negative të pandemisë. Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore njoftoi gjatë muajit të parë të vitit se prodhimi në fjalë dha një kontribut prej 2,4 miliardë dollarësh në ekonominë turke.
Rekordi i vitit të kaluar zëvendëson pararendësin e vitit 2019, kur në Turqi u prodhuan 38 tonë ar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...