Astronomët kanë gjetur tri Hëna të panjohura më parë në sistemin diellor, dy rreth Neptunit dhe një rreth Uranit.
Hënat e largëta janë parë duke përdorur teleskopë me bazë tokësore në Hawaii dhe Kili, njoftoi sot Qendra Minor Planet e Unionit Ndërkombëtar Astronomik.
Një nga Hënat e reja të Neptunit ka udhëtimin më të gjatë orbital të njohur, duke marrë rreth 27 vjet për të përfunduar një orbitë rreth Neptunit, tha Scott Shepherd, një astronom në Institutin Carnegie për Shkencën në Uashington, i cili ndihmoi në zbulimin e tri Hënave.
Hëna që rrotullohet rreth Uranit, me një diametër të vlerësuar prej vetëm tetë kilometrash, është ndoshta hëna më e vogël e planetit, raporton AP.
“Ne dyshojmë se mund të ketë shumë satelitë më të vegjël për t’u zbuluar ende”, shtoi Shepherd.
Duke marrë parasysh zbulimin e fundit, ka 16 Hëna rreth Neptunit dhe 28 rreth Uranit./euronews
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...