Google ADS

Zbulohen shkaqet që quan në aksidentin e trenit në ShBA që la të vdekur 3 persona

10:05 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Treni që u aksidentua sot në shtetin e Uashington, në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte duke udhëtuar me shpejtësi 80 kilometra në orë në një zonë ku lejohet shpejtësia deri në 30 kilometra në orë, kanë konstatuar hetimet.

Nga ky aksident mbetën të vdekur të paktën 3 persona e shumë të tjerë mbetën të plagosur, transmeton arbresh.info.

Më shumë se 70 udhëtarë janë dërguar në spital për trajtim.

Nuk dihen ende arsyet se përse treni po udhëtonte me shpejtësi aq të madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme