Zbulohen pacientët zero në Veneto të Italisë, ishin dy turistë nga Wuhani

08:22 | 25 Prill 2021
Trina Galanxhi

Pas muajsh të tërë dilemash e hamendësimesh, analizat e gjakut tashmë nuk lënë më shteg për dyshim: pacientët zero të Covid 19 në Veneto të Italisë, kanë qenë dy turistë nga Wuhani i Kinës, qyteti ku lindi sëmundja që pushtoi ngadalë të gjithë botën.

Ekspertët e Universitetit të Padovës zbuluan se virusi i zbuluar tek dyshja në fjalë, është identik me atë origjinal që ka qarkulluar në këtë zonë në fillimin e pandemisë. Turistët, një 66 vjeçar dhe bashkëshortja e tij, 65 vjeçe, zbarkuan janarin e vitit që shkoi në aeroportin e Malpensës me një grup bashkëkombasish për të kaluar disa ditë pushimi në Itali.

Në agjendën e tyre të udhëtimit, Veneto ishte e para. Autoritetet italiane të shëndetësisë mendojnë se tani janë shumë pranë rindërtimit të plotë të zinxhirit të infektimeve, ndërsa po kërkojnë ende hallkën që mungon: dikush që është infektuar nga çifti kinez pa e kuptuar as vetë, dhe ka shpërndarë më tej virusin./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme