Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai më mirë do të luante hokej mbi akull sesa të takohej me Joe Biden në një telefonatë të fundit “për të shmangur pushtimin e Ukrainës në shkurt”.
Një deklaratë e çuditshme e tij, erdhi më 20 shkurt në fund të një bisede, ku lideri francez bëri atë që doli të ishte një përpjekje e pafrytshme për të ndaluar Rusinë që të fillonte agresionin mbi Ukrainë, raporton “The telgraph”, transmeton arbresh.info.
Telefonata përfundoi me Macron që i sugjeroi Putinit një samit me Biden.
Putin nuk kundërshtoi, por gjithashtu nuk u shfaq i interesuar për të caktuar një datë, ndërsa këmbënguli që takimi të përgatitej plotësisht.
“Për të qenë i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej mbi akull. Këtu po ju flas nga salla e sportit… Por së pari do të flas me këshilltarët e mi”, citohet të ketë thënë Putin.
Në një vështrim jashtëzakonisht të pazakontë të një telefonate konfidenciale midis krerëve të shteteve, Macron dhe ekipi i tij u filmuan në Elysee duke realizuar thirrjen dhe pamjet tani thuhet se do të transmetohen si pjesa kryesore e një dokumentari që do të transmetohet të enjten në France 2 TV.
“Do të doja që së pari të më jepni pikëpamjen tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejt, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëllimet tuaja”, e ka pyetur Macron troç Putinin në fillim të bisedës.
“Çfarë mund te them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, u përgjigj Putin, duke akuzuar Ukrainën për prishjen e marrëveshjeve të Minskut.
Ai (Putini) më pas ka kritikuar presidentin properëndimor të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar në mënyrë të rreme Kievin se po kërkon një armë bërthamore.
“Në fakt, kolegu ynë i dashur Zelensky nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjet e Minskut”, pretendoi Putin. “Ai po ju gënjen”, shtoi ai, duke akuzuar gjithashtu Macron se kërkon të rishikojë marrëveshjen në fjalë.
Presidenti rus më pas argumentoi se propozimet e separatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh. /arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë