Benjamin Netanyahu akuzoi Iranin se vazhdon të fshehë dhe të zgjerojë programin e armëve bërthamore, edhe pas marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë botërore, duke paraqitur ato që quajti prova të reja dhe të pakundërshtueshme.
Në një konferencë për shtyp nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, në atë që u duk më shumë si një shfaqje me koreografi, kryeministri izraelit paraqiti dokumente dhe foto, që sipas tij ishin siguruar nga shërbimet sekrete izraelite dhe vinin nga arkiva sekrete iraniane.
Megjithatë, mediet thonë se një pjesë e provave të Netanyahut janë parë dhe publikuar vite më herët nga agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore (IAEA). Sipas Netanyahut bëhet fjalë për mijëra dokumente që tregojnë se Irani vazhdon të përpiqet për të ndërtuar armë bërthamore.
“Irani gënjeu. Irani gënjen hapur kur thotë se nuk ka pasur kurrë program armësh bërthamore”, u shpreh Netanyahu.
Prezantimi i tij vjen më pak se dy javë para se Donald Trump të vendosë nëse duhet të respektojë paktin e vitit 2015, të cilin e ka sulmuar gjithnjë si një marrëveshje të keqe. Duke gjykuar nga reagimi i Trumpit pas konferencës së Netanyahut, duket se presidenti amerikan ka vendosur, megjithëse nuk e konfirmoi këtë.
“Unë e kam thënë se po ndodh. Ata nuk po rrinë duarkryq. Çfarë ndodhi sot dhe çfarë ka ndodhur së fundmi tregon se kam 100% të drejtë për paktin”, tha Trump.
Pakti bërthamor mes fuqive të mëdha dhe Iranit parashikon lehtësimin e sanksioneve në këmbim të reduktimit të aktivitetit bërthamor të Republikës Islamike. Europa po përpiqet fort që të mbajë Shtetet e Bashkuara pjesë të paktit, ndërsa Netanyahu shpreson te Trump që ta hedhë poshtë atë./tch/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...