Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta po shkatërrojnë një pjesë të madhe të Japonisë, pasi vendi u godit nga stuhia më e madhe në 60 vjet.
Stuhia ka rënë para orës 19:00 sipas kohës lokale në gadishullin Izu, në jug-perëndim të Tokios, transmeton portali arbresh.info
Tani po ngjitet në brigjet lindore të ishullit kryesor të Japonisë, me shpejtësi të erës 225 km / orë (140 km / orë).
Më shumë se 270 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat japoneze.
Mediat theksojnë se dy njerëz kanë humbur jetën, ndërsa rreth 90 persona janë të lënduar.
Autoritetet u kanë bërë thirrje më shumë se shtatë million njerëzve që të braktisin shtëpitë e tyre, pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut mund të përkeqësohen, megjithatë sipas statistikave besohet se diku rreth 50 mijë njerëz kanë kërkuar strehim.
Në Tokio metrot kanë ndaluar punën pothujase për të gjatë gjithë ditës së shtune./arbresh.info/
Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytet...
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët protestojnë sëri...
I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë
Olta u drejtohet banorëve: Çfarë keni planifikuar për të fit...
Vota e emigrantëve, Rama: Dinë ta shohin ndryshimin, e vlerë...
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë