Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka akuzuar Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo se përpiqet “ta mashtrojë” presidentin Donald Trump për ta tërhequr në luftë kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Akuzat e kryediplomatit iranian erdhën pasi Pompeo më herët e cilësoi si “akt lufte” sulmin e fundjavës ndaj dy fabrikave të naftës në Arabinë Saudite.
“Mbetjet e Ekipit B dhe aleatët ambiciozë përpiqen ta mashtrojnë Donald Trumpin për ta tërhequr drejt luftës. Për të mirën e tyre, ata duhet të luten që dëshirat e tyre të mos i realizojnë”, ka shkruar Zarif në Twitter.
Zarif i referohet si “Ekipi B” ish-këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare John Bolton, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, princit saudit Mohammed bin Salman dhe princit të Abi Dhabit Mohammed bin Zayed, të cilët i akuzon se përpiqen ta zvarrisin SHBA-në drejt një lufte me Iranin.
“Ata ende janë duke paguar për luftën në Jemenin më të vogël, të cilën nuk e përfunduan katër vite më parë pasi janë shumë arrogantë”, ka shtuar Zarif.
Ndërkaq, në një mesazh tjetër, Zarif ka shpërndarë një video të fjalimit të Pompeos në Universitetin A&M të Teksasit, ku kryediplomati amerikan shprehet se “Unë isha drejtor i CIA-s. Ne kemi gënjyer, mashtruar dhe vjedhur”.
“Shprehitë e vjetra nuk largohen aq lehtë”, ka komentuar Zarif.
Ndryshe, më 14 shtator, dy sulme me dronë goditën fabrikat e kompanisë shtetërore saudite Aramco.
Edhe pse grupi rebel Huthi nga Jemeni mori përgjegjësinë mbi sulmin, shefi i diplomacisë amerikane Pompeo dje para vizitës në Arabinë Saudite akuzoi Iranin dhe tha se sulmi paraqet “akt lufte”.
Në luftën në Jemen, grupi Huthi i mbështetur nga Irani lufton kundër qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...