Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif po udhëton drejt Nju Jorkut, ku pritet të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara.
Kjo konferencë e OKB-së vjen në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Teheranit dhe Perëndimit shkruan REL
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi tha se Zarif do të marrë pjesë në sesionin vjetor të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së.
Pas këtij sesioni, kryediplomati iranian është paraparë të udhëtoj drejt Venezuelës, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Venezuelës. Më pas Zarif, do të udhëtojë për në Nikaragua dhe Bolivi.
Venezuela gjendet në një krizë të thellë politike ndërmjet forcave qeveritare – që mbështeten nga Rusia, Kina dhe Kuba – dhe opozitës, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete të tjera.
Vizita e Zarifit në OKB vjen në kohën e tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar dhe sulmeve të fundit mbi cisternat e naftës në Gjirin e Omanit dhe në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.
Uashingtoni e fajëson Iranin për incidentet, ndërkaq Teherani mohon çdo përfshirje në këto sulme.
SHBA-ja ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që kishte për qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...