Më parë, më 27 qershor, ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif theksoi se kërcënimi i një kombi me luftë ishte i paligjshëm sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai gjithashtu pohoi se Irani nuk kërkon luftë.
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha të enjten se një “luftë e shkurtër” me Iranin ishte një iluzion, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për “zhdukjen” ishin të barasvlershme me kërcënimet e “gjenocidit”.
Marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është duke u përkeqësuar në mënyrë progresive qëkur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme vendin e tij nga marrëveshja bërthamore iraniane në pranverën e vitit të kaluar. Që atëherë, në një varg masash kufizuese, Uashingtoni i ka nënshtruar pothuajse të gjitha sektorëve kryesorë ekonomikë të Iranit ndaj sanksioneve./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...