Google ADS

Zarif: Dorëheqja ime për të mbrojtur reputacionin e MPJ-së

17:05 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje “për të mbrojtur reputacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zarif ka folur për faqen e lajmeve “Arya” me qendër në Iran, ku ai është shprehur se dorëheqja e tij është për të mbrojtur reputacionin dhe pozicionin e MPJ-së në marrëdhëniet e jashtme.

“Unë e pranoj këtë (reputacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit) si një nga elementët e sigurisë kombëtare të Iranit”, tha ai.

Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë zemërim personal dhe ka shtuar se, “Si ministër i Punëve të Jashtme, për interesat kombëtare dhe pushtetin e vendit më duhej të reagoja në mungesën e respektimit të pozicionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme”.

Po ashtu Zarif ka bërë të ditur se pretendimet e tjera jashtë kësaj për këtë çështje janë imagjinatë e njerëzve të tjerë.

Zarif në një deklaratë të bërë dje nga llogaria e tij në rrjetet sociale kishte njoftuar dorëheqjen nga detyra.

Bëhet e ditur se Zarif ka dhënë dorëheqjen për shkak se nuk ka qenë i informuar nga takimi që lideri i regjimit në Siri, Bashar al-Assad, zhvilloi dje me liderin fetar iranian, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentin iranian, Hassan Rouhani, për të cilën Zarif u informua nga fotografitë në median ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme