Organizata, të rinjtë të cilët i rrëmben apo i ndalon në rajonet që ka nën pushtim, i dërgon ata në të ashtuquajtura kampet e trajnimit për t‘i përgatitur që të luftojnë në radhët e saj
Organizata terroriste YPG/PKK ka ndaluar dhjetëra të rinj kurdë dhe arabë për t‘i rekrutuar në armatosje të detyruar në qytetin Al-Hasakah të cilin e mban nën okupim në verilindje të Sirisë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Al-Hasakah, organizata terroriste YPG/PKK pas operacionit “Burimi i Paqes” ka rifilluar zbatimin për rekrutim të armatosur me detyrim.
Terroristët e YPG/PKK-së në orët e para të mëngjesit rritën patrullimet nëpër rrugët e qendrës Al-Hasakah dhe në qendrën Al-Qamishli ndërsa duke formuar dhjetëra pika kontrolli ata kanë ndaluar dhjetëra të rinj kurdë dhe arabë.
Organizata, të rinjtë të cilët i rrëmben apo i ndalon në rajonet që ka nën pushtim, i dërgon ata në të ashtuquajtura kampet e trajnimit për t‘i përgatitur që të luftojnë në radhët e saj.
YPG/PKK-ja shpalli “mobilizim” para operacionit “Burimi i Paqes” dhe me fillimin e operacionit e rriti nga 39 në 44 moshën e zbatimit të rekrutimit me detyrim.
Turqia më 9 tetor 2019 filloi operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të lumit Eufrat në Siri.
Në kuadër të operacionit u pastruan nga terroristët rajonet Tel Abyad dhe Ras al-Ayn./AA
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...