YPG konfirmon tërheqjen nga Manbij i Sirisë pas marrëveshjes Turqi-SHBA

20:12 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Njësitet e Mbrojtjes së Popullit Kurd në Siri (YPG) thotë se këshilltarët e tyre ushtarakë do të largohen nga qyteti i Manbij, një ditë pasi Turqia dhe SHBA hanë se arritën një marrëveshje për tërheqjen e grupit të armatosur.

Në një deklaratë, YPG tha se luftëtarët e tyre u tërhoqën nga Manbij në nëntor të 2016, por se këshilltarët ushtarakë kanë qëndruar për të punuar me Këshillin Ushtarak të Manbij, transmeton portali arbresh.info.

“Ne pohojmë se forcat tona do ta marrin parasysh thirrjen kur të jetë e nevojshme për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për njerëzit e Manbijit nëse kjo do të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Turqia u zemërua nga mbështetja amerikane për luftëtarët kurdë dhe kërcënoi të shtyjë ofensivën e saj në rajonin Afrin të Sirisë veriore, në lindje të Manbijit, duke rrezikuar një konfrontim me trupat amerikanë të vendosur atje.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili diskutoi Manbij me sekretarin e shtetit të SHBA Mike Pompeo të hënën, tha se personeli i YPG që tërhiqet nga Manbij do të çarmatoset.

Në bisedimet e Cavusoglu me Pompeon në Uashington DC, aleatët e NATO-s ranë dakord për një “udhërrëfyes” për Manbijin, pa përcaktuar qartë çfarë hapash do të ndërmerrnin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme