Turqia po lufton në të njëjtën kohë kundër tre organizatave terroriste, citohet të ketë thënë kryeministri Binali Yildirim në një takim të Këshillit të Lartë Ushtarak Turk.
Yildirim vuri në dukje se një nga këto organizata terroriste është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe dy të tjerat janë lëvizja e Fethullah Gulenit (FETÖ) dhe grupi terrorist i “Shtetit Islamik”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas tij, lufta me organizatat terroriste të listuara është forcuar ndjeshëm.
“Ekzistojnë kërcënime të jashtme dhe të brendshme për sigurinë e Turqisë”, vuri në dukje kryeministri.
Duhet të theksohet se struktura komanduese e Forcave të Armatosura Turke është ndryshuar në po këtë mbledhje të Këshillit Suprem Ushtarak.
Sipas vendimit të Këshillit, komandanti i xhandarmërisë në detyrë gjenerali Yashar Guler është emëruar si komandant i forcave tokësore turke, zëvendës admirali Adnan Ozbal – si komandant i përgjithshëm i Marinës Turke dhe gjenerali Hasan Kucukakyuz është emëruar si komandant i ri i forcave ajrore./Arbresh.info
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag