Google ADS

Yıldırım: Lufta do të vazhdojë derisa nuk do të mbetet asnjë terrorist

08:26 | 4 Mars 2018
Arbresh.info
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se “Lufta e lavdishme do të vazhdojë derisa në ato toka nuk do të mbetet asnjë terrorist”.
 “Nëse sot ka të tillë që mendojnë se mund të na kërcënojnë, apo të na edukojnë me tre apo pesë organizata terroriste, gabojnë shumë. Tentativat për grusht shtet, krizat ekonomike, grupet e përgjakshme terroriste në të kaluarën mund t’iu kenë shërbyer për punët e juaja, por sot kjo llogari nuk i përshtatet këtij tregu”, tha Yıldırım në fjalimin e tij në Kongresin e zakonshëm të Partisë AK lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme