Google ADS

Yildirim: Greqia është më vogël se Stambolli

22:12 | 4 Prill 2018
Trina Galanxhi

Pak ditë pasi akuzoi Athinën për sfidimin e sovranitetit të Turqisë, kryeministri turk Binali Yildirim ka bërë një koment në lidhje me Greqinë.

“Mos e merrni parasysh Greqinë. Është një vend me madhësi sa një qytet i joni. Është më e vogël se Stambolli”, tha ai, transmeton portali arbresh.info

Besohet se këto komente ai ka bërë gjatë një fjalimi në një universitet turk, pasi u publikua se sipas statistikave Turqia qëndron pas Greqisë në sferën e arsimit.

“Sidoqoftë, ne jemi fqinjë”, shtoi ai, “ dhe për sa kohë jemi të qetë, nuk kemi asgjë të për të thënë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme