Yildirim: Civilët po ikin nga Afrin për shkak të shtypjes nga YPG

23:40 | 27 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri Binali Yildirim ka deklaruar se civilët në Afrin po vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shtypjes së bërë nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG).

“Tridhjetë e nëntë ditë kanë kaluar nga operacioni “Dega e Ullirit” dhe ushtarët tanë po vazhdojnë të kryejnë me sukses punën e tyre,” tha Yildirim në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se 60 për qind e njerëzve në këtë rajon kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të shtypjes.

Turqia ka filluar ofensivën në Afrin më 20 janar.

Yildirim ka theksuar se vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Ghoutan Lindore nuk ndikon në ofensivën e tyre.

Ushtria turke ka deklaruar se rreth 2,083 ‘terroristë’ janë vrarë në Afrin./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme