Xi Jinping, president i përjetshëm’ në Kinë

11:12 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Në Kinë është miratuar ndryshimi kushtetues i cili parash heqjen e afatit kohor prej 10 vitesh i cili zbatohet për presidentin dhe zëvendës presidentin e shtetit.

Me ndryshimin kushtetues, i cili u miratua në votimin e zhvilluar në Kongresin Kombëtar Popullor të Kinës, organi më i lartë legjislativ në vend është hapur rruga që presidenti Xi Jinping të vazhdojë detyrën e tij edhe pas përfundimit në vitin 2023.

Xi ka qenë President që nga viti 2013 dhe sipas sistemit aktual atij do t’i skadonte mandati në vitin 2023.

Tradita e kufizimit të presidencave në 10 vjet erdhi në vitet e ’90-ta, kur udhëheqësi veteran Deng Xiaoping kërkoi të shmangte një përsëritje të kaosit që kishte shënuar epokën e Mao-s. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme